Categories Lajme

Dalin detajet/ Familja kishte kontaktuar një pajtues gjaqesh për të negociuar lirimin e Jan Prengës

Familjarët e Jan Prengës bënë përpjekje në mënyrë private për të liruar të afërmin e tyre pa e ditur se fundi i tij kishte qenë tr.agjik vetëm pak orë pas rrë.mbimit më 17 janar në mes të Kamzës.

Ata mësohet se kanë kontaktuar madje edhe pajtues gja.qesh të cilët hynë në negociata për të liruar pe.ngun.

Përpara se policia të zbardhte skemën se kush fshihej pas rrë.mbimit, familjarët e Jan Prengës e kishin “kyçur gojën” dhe nuk kishin dhënë asnjë informacion në polici për ndonjë problem që mund të kishte pasur i afërmi i tyre.

Sakaq, përgjimet me vëllain e Jan Prengës nga bu.rgu në Angli zbardhën porosinë e tij për familjen: Mos tregoni asgjë në polici.

Edhe pse ende nuk është gjetur trupi i Jan Prengës, familja e tij ka hapur dyert e mo.rtit, ndërkohë që i bëjnë apel shtetit ta gjejë trupin sa më parë dhe ta sjellë pranë familjes.

Familjarët e 48-vjeçarit janë lajmëruar nga Policia në lidhje me përfundimin e arritur gjatë hetimeve dhe dyshimeve se ai është vr.arë nga pe.ngmarrësit. Nga ana tjetër, në lidhje me personat e arr.estuar, familjarët e Prengës kanë deklaruar se nuk i njohin, shkruan Panorama.

Kunati i tij, Mark Suli, burri i motrës së vi.ktimës, në një prononcim për “News 24”, ka thënë se janë njoftuar nga Policia për fundin tr.agjik të familjarit të tyre. “Policia na thirri mbrëmë (të hënën) dhe na tha se ai nuk jeton më. Nuk i njohim të arr.estuarit, as ne, as personi që është marrë pe.ng, as ka pasur asnjë lloj llogarie me ta”, ka thënë më tej ai, duke i bere apel shtetit që të gjejë trupin e të afërmit që deklarohet se nuk jeton më.

“Shteti të gjejë trupin sa më shpejt dhe ta sjellë atë në shtëpi. Autorët të vihen para drejtësisë”, ka thënë kunati i Prengës, duke deklaruar se informacionin e kanë marrë vetëm nga Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME