Categories Lajme

“Do vij në Shqipëri”/ U largua drejt vendlindjes, flet kinezja me biznes në Elbasan: Këtu ka 5 të prekur nga virusi

Uejhua Li 46 vjeçe është qytetare kineze që ka hapur prej dy vitesh një biznes në qytetin e Elbasanit. Në datë 21 janar, në ditët e para të përhapjes së virusit kinez, ajo u largua drejt vendlindjes së saj për pushime me rastin e festimeve të vitit të ri sipas traditës së tyre, ndërsa planifikon që të rikthehet në datë 13 shkurt në Elbasan.

Por si është situata në qytetin e saj dhe a ka të prekur nga virusi? Uejhua Li flet në një intervistë për Report Tv nga Shaoxing, Zheijang në Kinë duke rrëf yer situatën.

“Përshendetje. Unë jam duke folur nga Shaoxing, Zheijang. Ne jemi shumë të sigurtë këtu. Dalim fare pak nga shtëpitë tona. Asnjë nga familjarët e mi nuk është infektuar fatmirësisht. Unë do të kthehem në Shqipëri në datën që kam planifikuar. Kam informacion se rreth 5 persona janë të prekur në vendin ku unë jetoj. Kam më shumë se dy vite që punoj dhe jetoj në Elbasan ku jam edhe administratore e biznesit tim” tha ajo për Report Tv.

46-vjeçarja jeton në Elbasan me 4 anëtarët e familjes së saj, bashkëshorti, vajza dhe prindërit. Ajo është larguar drejt Kinës në 21 janar dhe do të kthehet në Shqipëri në 13 shkurt. Sot një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina u ndaluan në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por pas kontrolleve rezulton se nuk ishin të prekur nga virusi./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME