Si në të gjithë botën edhe në Francë vijon të ulen shifrat ditore. Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 131 viktima, të cilët ndodheshin në spitale, në shtëpitë e të moshuarve dhe në institucionet për persona më aftësi të kufizuara.
Deri tani në vend janë viktimat nga koronavirusi kanë arritur në 28.239 ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë. Për herë të parë që prej fillimit të marsit, ka rënë numri i personave në terapi intensive duke bërë që të ulet dhe numri i të vdekurve.
Aktualisht numri i personave që ndodhen në terapi intensive është 1998. Franca që prej 11 majit ka hapur dhe shkollat pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.
