Categories Lajme

Kryemadhi: Teatri do të rindërtohet siç ka qenë, ky është betimi im!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përsëriti sërish qëndrimin e saj mbrëmjen e sotme, se Teatri Kombëtar do të ndërtohet sërish nga e para siç ka qenë. Përmes një postimi në “Facebook” Kryemadhi theksoi se godina do të ketë asetet bashkëkohore, ndërsa shtoi se i gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

“Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!

I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME