Categories Kuriozitete

David Beckham, futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë

David Beckham po mendon të udhëtojë në hapësirë.

“The Sun” raporton se 43-vjeçari do të bëhet futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë.

Ai ka kohë që po e mendon një gjë të tillë. Por tashmë duket se do t’i duhet të vendosë sa më shpjet pasi “udhëtimi hapësinor po bëhet një perspektivë më realiste”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, babai i katër fëmijëve me sa duket, dëshiron të gjuajë topin ndërkohë që është në hapësirë.

“Është diçka për të cilën David ka folur për një kohë të gjatë. Kjo ka qenë e diskutueshme në të kaluarën. Por tani udhëtimi në hapësirë po bëhet një perspektivë më realiste. Dhe mund të bëhet realitet”.

Fëmijët e Davidit, Brooklyn, Romeo, Cruz, dhe Harper, thuhet se kanë folur për të. Ata mendojnë se do të ishte shumë e paparë po të ndodhë.

Por vetë David e ka pranuar se është shumë nervoz për këtë gjë.

Raportet gjithashtu thonë se kompania Virgin Galactic, e cila potencialisht do të jetë gati të dërgojë turistë në hapësirë [sipas shefit Richard Branson] – kërkon në fakt një marrëveshje për sponsorizim nga ish-futbollisti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME