Categories Lajme

Taulant Balla publikon dokumentet: Makina e Bashës e blerë nga ‘Viktoria Invest”

Taulant Balla ka publikuar në media dokumente, për të vërtetuar akuzat e tij nga foltorja e Kuvendit, se Lulzim Basha shkon te protestat te Unaza e Re me një makinë të kompanisë “Viktoria Invest”.

Më herët, nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, akuzoi kreun e PD-së për lidhje me kompaninë “Viktora Invest”, që ka fituar tenderin e një loti te Unaza e Re.

“Takojmë edhe ne qytetarë të Unazës së Re. E njëri prej tyre Lulzim erdhi dje dhe më dha këtë dosje për ty. Do ta lë këtu ta marrësh ta lexosh. Tha: ore po si ka mundësi që nuk ia thoni Lulzimit se në këtu në Astir, ndihemi çik të fyer që ne këtu Lulëzimi na vjen përditë në protestë me makinën e pronarit të kompanisë që ndërton tenderin e Unazës. Si ka mundësi Lulzim? Kjo është dosja e makinën AA 11 EN. Kjo është makina që ti shkon përditë në protestën te Astiri. Këtu në dokumentet e makinës thotë që ti shkon përditë me makinën në pronësi të Viktoria Invest, një prej kompanive që ka fituar tenderin e një prej 3 lotëve të tenderit të Unazës. Ja ku e ke o Lulzim, po deshe edhe me fotografi të pronarit të kompanisë Viktora Invest, i cili është edhe blerësi në fakt i kësaj makine me vlerë 53 mijë euro që zotërote pasdite për pasdite u shkon banorëve të Astirit gjoja për ti mbrojtur këta nga kompania që qenka kompania e Edi Ramës. Po mirë bufa na di ne që nuk e dimë ne lidhjen tënde me kompaninë e Viktoria Invest?! Po nuk e dimë ne që shumë mirë që njëra nga vajzat e tua shumë e mirë e vogël e ka emrin Viktora. Dhe sigurisht janë disa arsye të kumbarllëkut. Kompania është kumbare e familjes tënde”, tha ndër të tjera Balla.

Në përgjigjen e tij lidhur me këto akuza, po nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh: “Automjeti im prej 6 vjetësh është në lease nga kompania ‘Mektrin’, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonjë banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me lease, nga kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar.”

Pas kësaj, Balla ka publikuar dokumentet. Dokumentet tregojnë se makina është blerë nga “Viktoria Invest” dhe se është nën pronësi të kompanisë “Mektrin Motors”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME