Categories Lajme

“Dealer” në Tiranë, arrestohet punonjësi i lokalit ku luhej poker, shpallet në kërkim pronari

Tiranë, Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dealer”.

Sekuestrohen 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur ambientin për këtë veprimtari të kundërligjshme, vihet në pranga një punonjës në këtë lokal, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 klientë në lokal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Laprakë, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dealer”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– A. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. P., 37 vjeç, N. L., 29 vjeç, dhe F. L., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi N. P., 54 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim N. P., në Laprakë, shtetasit A. N. (punëtor i lokalit) dhe F. P., N. L. dhe F. L. (klientë në lokal), janë konstatuar duke organizuar lojëra fati në një tavolinë pokeri. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambientin për organizimin e lotarive të palejuara, kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin A. N.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi, shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME