Categories Lajme

Dëbohet nga Britania për v.rasje në Shqipëri, shqiptari kthehet dhe hap biznes

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh.

Riza Vatoci, 49 vjeç, është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. “Dialy Mail” e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se do ia “rrëmbejë” shtetësinë Vatocit.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje një person dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, kisha kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai ndërmori një betejë të kushtueshme ligjore, duke thënë se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri.

Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri, pasi kishte argumentuar shkëlqyer se nuk mund të vuante dënimin, në bazë të ligjit shqiptar. Vatoci, që ende mban pasaportë britanike, është kthyer në Britani të Madhe ku ka regjistruar kompani nën emrin e tij. Megjithatë, MB e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova.

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton autolarjen “Express” në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten. Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME