Categories Showbiz

E dhim.bshme/ Motra i kërkon falje vëllai pas 24 vitesh, ja gabimi i tme.rrshëm që bëri

Zonja Besnike, prej 24 vitesh mban një peng brenda vetes. Ajo ka zgjedhur programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të falenderuar vëllain për borxhin që ai i dha, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi.

Rrëfimi i saj në studio është shoqëruar me emocione të mëdha. Ajo ka treguar vështirësitë ekonomike që familja e saj është përballur, por edhe sesi komposimi që prisnin të merrnin nga toka që burri kishte, nuk erdhi kurrë.

Besnike: Unë kam ardhur për një mesazh falenderimi për vëllain tim që quhet Skënder Xhepa. Dua ta falenderoj për një gjë që ka bërë për mua sot dhe 24 vjet para. Para 24 viteve kur ishin firmat piramidale ku gjithë njerëzit shkonin për ti çuar lekët, për ti dyfishuar, si ta them unë të gjitha.

Ardit Gjebrea: Lëre mos na kujto se kemi lënë ndonjë lekë aty.

Besnike: Ai i kishte dy lekë se punonte vetë marangoz, kishte punësuar bile dhe vëllain tim të voglin aty. Unë i kërkova atij borxh sepse doja të blija një shtëpi, sepse ne jetonim me vjehrrën, unë me dy gocat dhe bashkëshortin tim dhe vjehrra kishte dhe dy çuna të tjerë. Ishim shumë ngushtë me shtëpi dhe vjehrra s’kishte çfarë na bënte sepse dhe asaj i kishte vdekur burri dhe ishin shumë kështu. Edhe unë tani e dija se vëllai kishte dy lekë dhe menjëherë i rashë në qafë vëllait. Thashë të ble një shtëpi aty afër vjehrrës, se kishim dhe probleme familjare. Aty kisha një shtëpi që më pëlqente shumë dhe i them vëllait: Dua të ble këtë shtëpinë sepse më pëlqen. Ai më tha prit njëherë, ti çoj lekët në firmë të bëhen edhe për ty, edhe për mua dhe pastaj ta blejmë edhe këtë shtëpinë. Por atë shtëpinë që doja ta bleja unë, ajo tha e kam në pazar dhe do ta shes, di unë kështu

Ardit Gjebrea: U trembe ti?

Besnike: Unë u tremba dhe i thashë vëllait kshu kshu. Ai u mendua njëherë, më pa drejt dhe në sy dhe më tha: Mirë unë nuk do i shtoj lekët. Edhe lekët që kishte mi solli mua dy herë. Njëherë dy milionë dhe njëherë dy milionë të tjera. Se aq kishte ai.

Ardit Gjebrea: 4 milionë?

Besnike: 4 milionë. Shtëpia kushtoi 5 milion e gjysmë faktikisht. Një milion i futi babai dhe nëna ime, edhe me vëllain e vogël që jetonte me babin dhe nënën.

Ardit Gjebrea: Qartë!

Besnike: Pastaj 500 mijë lekë m’i futi motra e dytë, burri i motrës dhe atë e falenderoj. Dhe u bënë lekët, i çuam lekët e shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Tani si do ja laje vëllait këto para ti? Kishe ndonjë plan?

Besnike: Do ja laja kështu, se burri im vjen nga Bovilla, si origjinë. Ata tani i shpërnguli shteti, Bovillën dhe i solli këtu në institut sepse do bëhej liqeni i Bovillës atje. Dhe vjehrra mendonte, e shkreta si për të rregulluar neve, çunat të gjithë dhe vetë ajo. Vjehrri se ka vdekur ai, kishte pjesën e tokës së vetë atje që do kompesohej nga shteti. Edhe ne menduam, se këta në fakt kishin ikur kohë më përpara dhe ne menduam se të gjithë që kishin ikur bënë letrat për të bërë kompesimin e tokës së vet atje. Edhe ne me këtë ide, kështu i thashë vëllait unë: Kur të marrë lekët atje, unë do ti jap lekët ty. Edhe ai i shkreti i besoi këtë gjë dhe m’i dha dhe si motër ai, se unë kurrë s’ja ktheva ato lekë atij. Ne menduam që njerëzit që burri kishte atje, do na shkruanin emrat, siç morën të gjithë. Se të gjithë morën, edhe ata që kishin ikur më përpara se neve, e morën pjesën e kompesimit, kurse neve nuk e morëm kurrë. Nuk e di si u bë ajo gjë nga të afërmit e burrit./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME