Categories Lajme

“Dëgjova një shpërthim e pastaj pashë flakët”, rrëfimi i nënës së tre fëmijëve: Mu dogj gjithçka

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”. Kështu deklaron nëna e tre fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua sot nga zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi në Banesat Sociale në Shkozë, në katin e 5-të të një pallati.

Gruaja tregoi për News 24 se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën.

Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e tre fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina, kam katër vjet që jetoj aty.

Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia.

Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja./ BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME