Categories Lajme

VIDEO/ ‘Rruga si pistë avioni’, shoferi me 195 km/h, policia i vihet pas

Policia Rrugore ka vijuar aksionin në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, por nga kontrollet me radar dhe me drager thotë se ka rezultuar se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë avioni ndërsa mjetin si avion, “duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut, për tu përfshirë në aksidente rrugore, të cilat për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jenë edhe udhëtimi i fundit për ta”, shkruhet në faqen e Policisë në Facebook.

Postimi i plotë:

Alkooli dhe shpejtesia pergjate fundjaves, angazhojne Policine Rrugore me patrullime dhe kontrolle te shtuara me perzgjedhje.

Nisur nga rrezikshmeria qe karakterizon kryeqytetin pergjate fundjaves, per shkak te drejtimit te mjetit pas perdorimit te alkoolit, me shpejtesi mbi normat e lejuara apo edhe ne shkelje te tjera po aq te rrezikshme per drejtuesit e mjeteve dhe te tjeret, Policia Rrugore e Tiranes ne bashkepunim me Njesine Operacionale te Sigurise se Autostradave, ka organizuar patrullime te kombinuara duke perdorur te gjitha pajisjet speciale dhe me burime njerezore te shtuara ne numer, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e procedimin e shkeljeve qe jane burim per ngjarje rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin e perdorueseve te rruges.

Ne funksion te kontrolleve parandaluese, deri ne keto momente, jane evidentuar dhe :
• Arrestuar ne kushtet e flagrances 4 drejtues mjetesh, nga te cilet 3 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per largim nga vendi i vuajtjes se denimit.

• Jane pezulluar 23 leje drejtimi, nga te cilat 15 per shpejtesi mbi normat e lejuara dhe 8 per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

• Jane proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.

• Gjate patrullimeve dhe veprimeve policore te kombinuara jane kontrolluar fizikisht per sende te paligjshme 24 automjete te ndryshme dhe 34 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME