Categories Lajme

Del biseda e motrës së Trump

Një burrë “mizor”, “gënjeshtar”, “hipokrit” dhe pa principe që “nuk di të lexojë”: kështu e ka përshkruar vëllain e saj, presidentin amerikan, ish gjykatësja federale Maryanne Trump Barry. Sipas një sërë regjistrimesh të bëra në mënyrë të fshehtë nga mbesa e saj Mary Trump, autore e një libri “të papritur” për xhaxhain e saj dhe të lëshuar ekskluzivisht për Uashington Post. Barry deri më tani nuk kishte shprehur mosdakordësi me presidentin amerikan. Nga ana tjetër, Mary Trump, e cila është shprehur se xhaxhai i saj Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe ka shprehur mbështetje për rivalin e tij Joe Biden,

zbuloi për Post se ka regjistruar fshehurazi 15 orë biseda ballë për ballë me Maryanne në vitin 2018 dhe 2019. Ish gjykatësja, në bisedat e regjistruara, thuhet të jetë ankuar për sjelljen e të vëllait: “Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … “. Në një moment Barry i thotë mbesës së saj:” Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor “. Po ashtu në regjistrime, Maryanne Trump Barry i referohet të vëllait si një “mistrec” të cilit ajo i bënte detyrat ndërsa shton se arriti që të futej në shkollën e lartë vetëm sepse futi dikë tjetër që t’i kalonte provimet e pranimit për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME