Categories Lajme

U dëmtua nga reshjet/ Kukës, nis puna për rehabilitimin e rrugës në Lapaj-Fshat

Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici njoftoi sot se punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për rehabilitimin e rrugës Lapaj-Fshat të dëmtuar nga reshjet e shiut.

Gjici shprehet se bashkia Kukës vazhdon të mirëmbajë rrugët urbane të qytetit dhe Njësive Administrative. “Heronjtë e vërtetë janë ata që dinë të punojnë dhe e duan punën. Ne kemi shumë të tillë dhe përparësia e tyre janë qytetarët. Jemi  në rrugën Lapaj-Fshat ku po rehabilitojmë rrugën e dëmtuar nga reshjet e denduara të shiut. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë Kukësin”, shprehet ai.

Nga reshjet e shiut ditët e fundit rruga në Lapaj-Fshat pësoi dëmtime për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe të gurëve nga shpati i malit. Sot punonjësit e bashkisë nisën pastrimi dhe rehabilitimin e saj për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME