Categories Politike

Del platforma online e rindërtimit, Ahmetaj thirrje banorëve: Aplikimi është i detyrueshëm. Ja si do bëhet

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ditën e sotme ka prezantuar platformën online të rindërtimit, përmes të cilës duhet të deklarojnë dëmet të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.

Ahmetaj ka thënë se aplikimi do të bëhet pranë njësive vedore dhe është i detyrueshëm në mëyrë që familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të mund të përfitojnë nga shërbimet.

“Platforma bazohet në vetëdeklarimin e qytetarëve. Qytetarët do të paraqiten pranë zyrave në bashki dhe do të deklarojnë dëmet. Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë.

Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative.

Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin. Procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet.

Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, tha Ahmetaj.

Duke nisur nga dita e mërkurë, të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit duhet që të aplikojnë në platformën online të rindërtimit dhe të deklarojnë të dhënat për pasojat që ka shkaktuar tërmeti në banesat e tyre. Të gjithë banorët duhet të paraqiten pranë njësive vendore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME