Categories Lajme

Dendias në Tiranë, gardhi me policë bllokon kalimin e protestuesve tek Ministria e Jashtme

Ndërsa pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, të zhvillojë takimin e tij me homologun shqiptar Gent Cakaj, qytetarë të shumtë, aktivistë të vetëvendosjes dhe mbështetës të tjerë të PDIU janë mbledhur në zonën përreth ministrisë për të protestuar ndaj vizitës së zyrtarit grek.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, ku efektivë të shumtë nuk kanë lejuar kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe qytetarët të afrohet pranë Ministrisë së Jashtme.

Për mbajtjen e protestës PDIU ditën e djeshme ka kërkuar leje pranë organeve kompetente, ndërkohë që policia ka refuzuar që ajo të mbahet pasi për shkak të epidemisë nuk lejohen grumbullimet.

Sakaq Idrizi, ka theksuar se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat ndërsa me tone të ashpra i është drejtuar efektivëve që të mos pengojnë protestën.

“Nëse mbani shqiponjën në ballë shkoni bllokoni grekët që provokojnë, të kishit bllokuar Kacifasin të hynte. Mos u bëni hilacak, mos u shtyni. Nuk kam ardhur të tregoj forcën me ju por as ju mos tregoni forcën me ne se është turp. Jemi shqiptarë. Uroj shumë që prindërit dhe gjyshet tuaja në shtëpitë tuaja do ju thonë harram bukën që hani“, u tha Idrizi efektivëve. Efektivet shihen se kanë rrethuar kreun e PDIU për të evituar përplasjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME