Categories Lajme

“Del si Coli me Lolin”, Rama: Morale të pagëlltitshme, s’kemi problem kapacitetesh

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anti-covid të ngritur për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid19. Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe tek komentet e liderit të opozitës Lulzim Basha. Rama theksoi se sot sipas tij spitalet nuk kanë problem kapacitetesh ashtu sikundër është thënë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama: “Del ky tjetri, se si Coli me Lolin, “kapacitetet janë ezauruar, spitalet janë tejmbushur, njerëzit po lihen rrugëve”, Ca janë këto? Ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme se sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen por duam që ta mbajmë larg.

Sot ne s’kemi problem kapacitetesh se në dy spitalet COVID kemi 1/4 bosh por ritmi i numrit të të infektuarve tregon që mund të mbushen në një kohë të shkurtër. Ky është çelësi e s’duam të na i marrë çelësin armiku i padukshëm. Janë dy spitale të tjera gati për tu hapur nëse do jetë nevoja, por edhe nëse ato dy të tjerat do mbushen, uroj jo, ka të tjera në radhë që janë gati. Një sistem i tërë është gati, por kjo s’do të thotë që ne mund të luajmë. Vetëm sot instalohen në sistem 60 respiratorë plus. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME