Protestuesit e shoqatës “Cameria”, mbështetesit e PDIU dhe qytetarë të shumtë kanë vendosur së fundmi të shkojnë në një marrshim drejt kryeministrisë, aty ku Nikos Dendias pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sakaq protestuesit janë bllokuar gjatë rrugës drejt kryeministrisë nga policia, ku shihen momentet e përplasjes mes aktivistëve dhe efektivëve, ndërsa janë shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi me tone të ashpra i ka bërë thirrje policisë të mos bëjë veprime të turpshme e të shoqërojë shqiptarët.
“Në emër të 24 do ju ndjek hap pas hapi. Nëse janë trima mos të ndalojnë çamët e Çamërisë dhe të shkojnë në jug të kapin ata që djegin kufirin shqiptar. Ata janë këtu për të protestuar për axhendën greke, për ligjin e luftës. Turp për policinë. Në emër të 24 shqiptarëve të Çamërisë do ti shkojë deri në fund, nëse jeni shërbëtorë të krimit hidhini ato kapele”, tha Idrizi. Mësohet se së fundmi nga protesta janë disa të shoqëruar në komisariatin e policisë.
Sipas kreut të PDIU janë shoqeruar 24 persona. Më tej Idrizi gjatë protestës tha se synimi i saj ishte që ti thonin ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias atë që qeveria shqiptare nuk ka mundur t’ja thotë.
“Ruajtët Dendias të mos na shihte ne, na kanë bllokuar, ky është turp i policisë. Mesa duket edhe policia zotërohet nga Greqia. Kjo që po ndodh është një turp Edi Rama. 12 miljet detare Greqia i ka në Prevezë. Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12 milje të detit. Ne nuk harrojmë amanetin, ne ekzistojmë. Dandias zgjodhi kohën e pandemisë për të vizituar Tiranën. Nuk ia harrojmë grekut as varret as të plagosurit. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të luftës së dytë botërore është masakër”, tha mes të tjerash Idrizi. Protesta po zhvillohet teksa ministri grek Nikos Dendias është duke zhvilluar takime ditën e sotme, me Tiranën zyrtare.
