Categories Lajme

Kapet kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është arrestuar pak më parë nga policia në Tiranë. Sipas “Vetëvendosjes”, Abazi u arrestua duke shkuar në protestën kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë. Arrestimin e Abazit, LVV e ka cilësuar si të porositur. “Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se ky tubim ka të bëjë me vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dhe se kjo protestë është organizuar nga Shoqata “Çamëria”. “Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në njoftim

LVV-së ka bërë thirrje që drejtuesi i qendrës së tyre në Tiranë të lirohet. “Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME