Categories Lajme

Denòncimi me fakte i gazetarit: Databazi i PS-së është marrë nga E-Albania!

Nga Flamur Vezaj

Zyrtaret e Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit duhet te mbajne pergjegjesi per skandalin e shperndarjes se te dhenave personale, te mbledhura nga portali E-Albania qe menaxhohet nga drejtoresha militante Ledi Karçanaj! Kjo agjenci dhe zyrtaret e saj kane abuzuar duke shkel disa ligje me venien ne dispozicion te PS-se, te te dhenave personale te shume shtetasve jo vetem ne Shqiperi por edhe atyre jashte saj! Ne mesin e ketyre shtetasve jam edhe une!

Nga kontrolli i detabezit te siguruar nga Laps.al qe eshte marr ne zyrat e PS-se, rezultojne edhe te dhenat e mia personale si nr.ID e deri te nr.telefonit personal! Prej gati 4 vitesh ju e dini, qe une nuk jetoje ne Shqiperi dhe “patronazhistja ime” rezulton shtetasja Jonada Zotellari, e cila nuk ka shenuar asnje te dhene per bindjen time, votimin ne 2013 apo edhe preferencen partiake! Ketu eshte treguar e drejte se nuk ka ku ti gjeje se kurr nuk me ka kontaktuar ajo apo militantet e partise se saj!!
Por ajo qe me shqeteson eshte perdorimi i te dhenave te mia personale! Ku vec gjeneraliteteve, aty jane pasqyruar nr.ID personal dhe nr. i telefonit qe kam ne perdorim ne USA! Kete nr. nuk ka bir patronazhisti qe te ma gjeje kete nr. duke pyetur te lagjia! Sepse ne Shqiperi jane me gishta personat qe e kane numrin tim! Keshtu qe jam 100% i sigurte se keto te dhena jane marr nga databezi i E-Albania, pasi ne Shtator-Nentor te 2019 kam aplikuar dhe jam pajisur me pasaporte ne konsullaten tone ne NJu Jork nepermjet ketij portali ku mes tjerash kam dhene edhe nr.e telefonit!! Pra kjo provon se ky databez eshte marr nga portali E-Albania!! SPAK-ista, AKSHI-ja dhe zyrtaret e saj militant, jane pergjegjes direkt per shperndarjen e te dhenave te mia personale dhe shume shtetasve te tjere shqiptare mes tyre edhe shume emigranteve si puna ime! Per kete fakt, i bej thirrje SPAK-isteve te tregohen trima, te justifikojne rrogen, e te zbardhin kete skandal e pergjegjesit te pergjigjen para ligjit, duke shprehe gadishmerine per te bere edhe kallezimi penal e padi civile ndaj pergjegjesve te ketij abuzimi! Kjo tregon se nuk duhet besuar te dhenat personale shtetit tone te papergjegjshem!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME