Categories Lajme

Denoncimi: Qytetarëve po u injektohen vaksina të skaduara anti-Covid

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjete sociale, pretendon se shqiptarëve po u injektohen vaksina të pa sigurta dhe të skaduara.

Shehu i bën thirrje Prokurorisë të marrë masat. Shehu thotë se vaksinat pretendohen se janë kineze, por ambalazhi i tyre është i shkruar në gjuhën turke. Për këtë gjë, Shehu bën përgjegjës qeverinë, por edhe personelin mjekësor që e aplikon.

Postimi i plotë:

Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej! Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote. Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.

Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!
Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.
Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.

Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ. Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME