Categories Politike

Deputeti gjerman: Të hapen negociatat, asnjë shtet s’i ka bërë të gjitha ato që shkruhen në dokumente

Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se Shqipëria është në mes të procesit për anëtarësimin për në BE, jo në fund të rrugës, por ë rrugën e duhur.

Negociatat duhet të hapen, dhe vendimi do të merret shumë shpejt dhe jam i bindur që shumë nga kolegët e mi janë dakord për çeljen e tyre. 

Përpjekja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit ka qenë e moderuar. Është bërë progres në ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Në fushën e krimit të organizuar përmirësim i moderuar, masat e marra kundër kultivimit të kanabisit kanë qenë të moderuara.

Shqipëria po bën progres në nivelin ekonomik, ka rritje ekonomike dhe po shkon drejt ekonomisë së tregut dhe duhet të jemi mirë ekonomikisht që të bëhemi pjesë e BE. Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi e përmbushur” tha ai.

Duke u ndalur te procesi i integrimit dhe hapja e negociatave që Shqipëria pret në Tetor, deputeti gjerman tha se vendi jonë nuk i ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumente.

Duhet të jemi së bashku në BE për të forcuar të gjitha vlerat e nevojshme si nga ana sociale, arsim e te gjitha. Shqipëria nuk ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumentet.

Por drejtimi është 100% i rregullt. Kolegët e mi janë të bindur se Shqipëria është partner perfekt për ne, jeni në rrugën e duhur shteti i së drejtës është esenca e gjithckaje” tha ai në fjalën e tij në leksionin e hapur në Tiranë me kandidatët për magjistratë në shkollën e magjistraturës.

Ai vlerësoi edhe procesin e vettingut. “Ju duhet një proces Vettingu për të pasur gjykatën e drejtë në fund. Mendoj se Komisioni Europian do ti gjykojnë përpjekjet. Ne po ecim shpjet, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë. Është e vërtetë që Gjykata duhet të funksionojë dhe do të funksionojë me gjyqtarë të mirë“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME