Categories Sport

Derbi në kryeqytet për Ilir Dajën? Në Korçë kanë një tjetër version!

Ilir Daja është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në Superligë, ky është një fakt. Shpesh emri i tij qarkullon në çdo klub të rëndësishëm që është në kërkim të një trajneri të ri, përjashtim nuk bën as këtë herë, për më tepër kur bëhet fjalë për dy klubet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin. Të dy klubet përfaqësojnë një projekt ambicioz, të dyja kërkojnë titullin kampion, kanë një organikë të mirë dhe janë të gatshëm ti plotësojnë çdo kërkesë gjatë merkatos së janarit.

Në distancë janë vendosur dhe kontaktet e para, sondazhe për të kuptuar nëse Daja është i gatshëm të rikthehet në kryeqytetet. Vetë trajneri kërkon të marrë kohë, po ashtu dhe dy klubet, të cilët kanë zgjedhur staf provizor. Këto zëra janë shtuar edhe më shumë pasi vetë Daja pranoi se do të ulet në një tavolinë me presidentin Takaj pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve të fundit për këtë vit për të diskutuar mbi të ardhmen.

Burime të sigurta nga klubi korçar bëjnë me dije për BalkanWeb, se Ardian Takaj është i gatshëm ti plotësoj çdo kërkesë të mundshme Ilir Dajës në mënyrë që tekniku kryeqytetas të qëndroj në krye të Skënderbeut të paktën deri në përfundim të sezonit, fundja janë ende në pritje të vendimit nga Gjykata Federale. Daja shihet si një urë lidhëse ndërmjet presidentit dhe lojtarëve dhe është një beniamin i tifozerisë korçare, largimi i tij në këtë pikë të sezonit do të prishte shumë ekuilibra. As vetë Daja nuk do të ishte shumë ngazëllues për një rikthim në kryeqytet në mes të sezonit, por gjithçka do të përcaktohet pas takimit me presidentin Takaj.
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME