Categories Kuriozitete

‘Derë më derë me foshnjën në krahë…’, njihuni me historinë fymëzuese të një prej grave më të pasura në botë

Historia e Kendras është një ndër më frymëzueset për personat që  nuk kanë një nivel të ngritur jetese dhe  e kanë humbur vetëbesimin. Shtatzënë dhe me burrin pa punë, Kendra Scott duhej të gjente një mënyrë për të jetuar dhe kaluar vështirësitë. Teksa rrinte shtrirë në shtëpinë e saj, në Austin të Teksasit, duke pritur të afronte dita për lindjen e fëmijës së parë, Kendra nisi të vizatonte modele stolish. Gjithçka filloi në vitin 2002, kur ajo ishte 28 vjeçe dhe kishte vetëm 500 dollarë mënjanë, me të cilat duhej të provonte të hapte një biznes.

Pas lindjes, ajo vendosi të dalë bashkë me djalin në krahë dyqan më dyqan, për të shitur vathë e stoli të tjera. “Pasi krijova koleksionin e parë, lidha djalin pas vetes me mbajtëse trupi dhe i futa stolitë në një kuti çaji. Shkuam dyqan më dyqan, nëpër butikët e Austinit, për të shitur stolitë. I shita të gjitha që ditën e parë. Aty u bëra me biznes”, tha Scott.

Kompania e Scott sot vlen 1 miliard dollarë dhe pasuria e saj është rreth 500 milionë. Tashmë në moshën 44-vjecare, ajo është në listën e grave më të pasura në Amerikë. Për vitin 2017, ajo ishte në vendin e 36-të, më lart nga Taylor Swift apo Beyonce.Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME