Categories Lajme

Detaje nga takimi Meta-Basha: Çdokush që punon kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha. Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit. Kreu i Shtetit u shpreh se përveç gjuhës, flamurit dhe Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët janë të gjithë të bashkuar edhe përreth Kushtetutës dhe të ardhmes europiane të vendit. Presidenti i Republikës i kërkoi Kryetarit Basha që të vazhdojnë t’i qëndrojnë Marrëveshjes së 5 Qershorit, pavarësisht përpjekjeve të pashpresa për të cënuar Kushtetutën, duke paralajmëruar se çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë. Presidenti Meta bëri edhe një herë thirrje që Marrëveshja e 5 Qershorit të zbatohet me përpikmëri dhe pa vonesa, duke hapur rrugën e zbatimit të 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Kreu i Shtetit kërkoi braktisjen e menjëhershme të çdo përpjekjeje që minon këtë proces dhe që do të prapësonte për herë të parë në historinë e Shqipërisë një marrëveshje të dakordësuar me ndërmjetësimin më të lartë ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME