Categories Lajme

Detaje nga trafikimi i Amandës në Greqi; adoleshenti shqiptar e shfrytëzonte, greku e nxirrte në faqe…

Është zbuluar misteri i zhdukjes së 17-vjeçares shqiptare në Greqi, e quajtur Amanda.S. Sipas policisë fqinje, ajo ishte rrëmbyer nga një bashkëmoshatar i saj shqiptar, i cili dyshohet se e ka integruar atë drejt rrugës së prostitucionit.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari e detyronte të renë që të takonte burra të tjerë dhe të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Kontaktet arriheshin përmes faqeve të internetit dhe numrave telefonike. Bashkë me adoleshentin shqiptar, në pranga ka rënë dhe një shtetas grek, i cili ishte administratori i faqeve online të se ksit.

Policia gjeti në internet “reklamën” e paraqitur nga e përditshmja ethnos.gr, në të cilën 17-vjeçarja u shfaq si 22-vjeçare nga Rumania me emrin “Eva”.

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama.

E reja është shpallur e zhdukur më 3 qershor, në zonën e Haidari. Policia mësoi për zhdukjen një ditë më vonë dhe menjëherë nisi kërkimet, derisa bëri të mundur gjetjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME