Categories Lajme

Familja e Ardita Muçës denoncon mjeken: Të arrestohet direkt se goca s’vjen më mbrapa!

Famijarët e 29-vjeçares Ardita Muça, e cila humbi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte lindur foshnjën, kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

Tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të t rombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut në spital.

Denoncimi është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka v dekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut.

A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, është shprehur tezja e 29 vjeçares.

I pikëlluar vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është nxirë shtëpia.

“Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin”,  ka thënë vjehrri i Ardita Muçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME