Categories Lajme

Ministri i Brendshëm i Serbisë ofendon presidenten e Kosovës: Nëse Osmani do të…

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai është marrë me një deklaratë të presidentes Osmani, dhënë për revistën “Der Spiegel” dhe si “kundërpërgjigje” e ka fyer duke u marrë me fizikun e saj.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’”, ka thënë Vulin, raporton B92.

Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit. Ajo nuk ka thënë se pret që Serbia të bie në gjunjë, për çka ka reaguar Vulini.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur.

Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ka thënë Osmani, si përgjigje për gazetarin që insistoi të dijë pse po e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia. /Koha.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME