Categories Lajme

Detajet, nesër vendoset për lirimin me kusht të Zani Çaushit

Çështja për lirimin ose jo të Myrteza Caushit, pritet të zhvillohet nesër në ambientet e gjykatës së Korçës, ku pritet që trupi gjykues të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, për lirimin me kusht ose jo të Myrteza Caushit. Burime për “Shqiptarja.com” thanë se prokuroria e Korçës ka përgatitur konkluzionet përfundimtare për këtë çështje dhe pritet që ditën e nesërme ti kërkojë gjykatës, rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të depozituar nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Myrteza Caushi.

Kjo pasi ky i dënuar është përsëritës dhe nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale. Kërkesën për liri, Zani Caushi, e ka shfrytëzuar duke përdorur pikërisht nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikon mundësinë për lirimin me kusht. Pra sipas Kodit të vjetër: “Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.

Zani Caushi, mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale me të cilin ish kryeministri Italian asokohe Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit. Myrteza Caushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 Caushi, ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis.

Caushi arriti të arratisej gjatë një revolte. Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Gjatë periudhës së viteve 1997-1998 u deklarua kundërshtar i Sali Berishës dhe u bë krah i djathtë i Komitetit të Shpëtimit të Vlorës. /Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME