Categories Sport

Dhjetëra sportistë amerikanë preken nga koronavirusi

Virusi COVID-19 i ka prekur tashmë dhjetëra lojtarë në sporte të ndryshme në SHBA, ku janë ndalur aktivitetet sportive për së paku 8 javë

Sporti amerikan është prekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Express.  Dhjetëra lojtarë të sporteve të ndryshme tashmë janë prekur nga virusi COVID-19. Siç dihet, shtatë basketbollistë të NBA-së kanë rezultuar pozitivë në testet që i kanë bërë.

Bëhet fjalë për basketbollistët e Utah Jazz, Donovan Mitchell e Rudy Gobert, pastaj Christian Wood i Detroit Pistons dhe katër lojtarë të Brooklyn Nets, përfshirë këtu edhe Kevin Durant. Gjithashtu, me koronavirus janë prekur edhe dy lojtarë të bejsbollit, të cilët luajnë në ekipin New York Yankees. Ndër të tjera, edhe njëri prej lojtarëve të ekipit Ottawa Senators në hokej në akull, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.Kampionati Nacional i Hokejit e ka suspenduar kampionatin gjashtë ditë më parë.

Gjithashtu edhe NBA dhe 50 evente të tjera sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë deri në 8 javë. Koronavirusi e kishte prekur paraprakisht edhe sportin evropian. Dhjetëra sportistë, mbi të gjitha futbollistë janë duke u trajtuar pasi janë infektuar me koronavirus. Sporti evropian është paralizuar i tëri dhe do të pushojë deri në muajin maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME