Categories Lajme

Dhuna ndaj grave, kosto e lartë për ekonominë shqiptare. Ja sa paga të humbura vjetore

Dhuna ndaj grave është një fond i rëndë social po që e impakton shumë negativisht ekonominë një vendi.

Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, PNUD pas një anketë të gjerë që zhvilloi vitin e kaluar për fenomenin e dhunës ndaj grave në Shqipëri, gjeti së fundmi se ky fenomen ndër të gjitha e ndikon negativisht produktivitetin në ekonomi.

Anketa e vitit 2018 ka gjetur se 72.4% të marra në intervistë kishin përjetuar dhunë fizike gjatë vitit të fundit.

1 nga 4 ose 25.0% e grave që përjetuan dhunë fizike raportuan se e kishin të pamundur të kryenin punët e shtëpisë dhe të kujdeseshin për fëmijët. Për më tepër, 8.9% e grave e kishin të pamundur të shkonin në punë për shkak të dëmtimeve të dhunës, teksa 0,5% të tyre e humbën vendin e punës dhe për pasojë edhe burimin e të ardhurave.

Gratë e dhunuara kanë pohuar se gjatë një viti nuk kanë mundur të jene efektive në punët e familjes nga 1 -30 ditë.

Për shkak të dhunës në familje gjithashtu gratë nuk kanë bërë mungesa në punët e tyre me pagesë.

Për këtë arsye gratë kanë munguar në punë nga 1-30 ditë për arsye të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Mbi baza vjetore, gratë e dhunuara humbin mesatarisht 3.7 ditë pune të paguar për shkak të dhunës në familje.

4,137 që kishin munguar në punë gjatë një viti për shkak të dhunës kishin humbur mbi 15,300 ditë pune të paguara. Studimi i PNUD përllogarit se paga e humbur vjetore për gratë e rrahura ishte 36,456,682 lekë mln leke ose 333,485 dollarë) në një vit.

Dhuna ndaj grave e koston ekonominë në terma afatgjate, për shkak se, një pjesë e tyre bëhen të sëmura kronike, me depresion ose invalidizohen. Shumica e grave që kanë përjetuar dhuna fizike kanë frikë, ankth, depresion, ndjenja e izolimit, pagjumësia ose nervozizëm.

Hulumtimet kanë zbuluar se shëndeti mendor është i cenuar në mesin e grave që përjetojnë dhunë nga partneri.

Kërkimet kanë zbuluar gjithashtu se rreziku i çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) është më e lartë në mesin e grave të ekspozuara ndaj dhunës në familje.

/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME