Categories Lajme

Mashtrimi/ Si i shfrytëzojnë shqiptarët aeroportet italiane për të shkuar në Britani dhe Irlandë

Tetë shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare italiane teksa donin të fluturonin nga aeroporti Malpensa për në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Arrestimet u kryen gjatë fundjavës.

Metoda e ndjekur prej tyre ishte e njëjta. Kur mbërritën në Itali treguan pasaportën shqiptare, ndërsa kur u përpoqën të fluturonin drejt Londrës dhe Dublinit treguan dokumente false.

Gjithashtu, në fundjavë, edhe tre të huaj, një kinez, një algjerian dhe një shqiptar, të kapur me dokumente false, po hetohen në gjendje të lirë.

Aktiviteti i zbatimit të ligjit çoi në sekuestrimin e 12 dokumenteve, përfshirë 5 pasaporta të falsifikuara nga vendet për të cilat nuk kërkohet vizë, 5 karta identiteti nga vende të ndryshme të Evropës, një vizë britanike dhe një leje qëndrimi belge.

Për më tepër, 19 shtetas të huaj u refuzuan në kufi dhe u rikthyen në vendet e origjinës, pasi u zbulua se nuk mund të hynin në vendet e zonës Shengen, si pjesë e kontrolleve të kryera në rreshtin e parë dhe të dytë nga personeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME