Categories Lajme

Digjet banesa dy katëshe e familjes Bushaj, 12 anëtarë mbeten në qiell të hapur

12 anëtarë të familjes Bushaj në fshatin Kullaj të njësisë Postribë në Bashkinë Shkodër kanë mbetur në qiell të hapur. Shtëpia dykatëshe në të cilën banonin u përfshi nga flakët e zjarrit.

Personat që ndodheshin në shtëpi kanë arritur të shpëtojnë. Zjarri ka rënë në një prej dhomave të shtëpisë dhe më pas ka marrë përmasa të mëdha, duke u përhapur në të gjitha dhomat.

Tahir Bushaj, vëllai i dy kryefamiljarëve të shtëpisë, tregon se zjarri është shkaktuar nga luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Ndërkohë, ka një apel që ti vijnë në ndihmë familjes, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Në vendngjarje mbërritën 4 automjete zjarrfikëse nga Shkodra, të cilët për më shumë se 2 orë u munduan të shuanin flakët e zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME