Categories Lajme

“I ka ikur mendja”, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë bën parashikimin për Biden: Nuk e mbyll 4-vjeçarin

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden nuk do t’ja dalë deri në fund të mandatit të tij të parë pasi “i ka ikur mendja”. Kështu parashikoi të enjten në një postim në “Twitter” ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i kthyer në kongresmenin e Teksasit, Ronny Jackson.

Jackson shpjegoi se Biden prej vitesh ka dëshmuar se ka probleme me të kuptuarit dhe argumenton se “Ai NUK DUHET të jetë Presidenti ynë!“. Në një tjetër postim bën thirrje që presidenti të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se Jackson shërbeu si mjek personal i ish-presidentëve Barack Obama, Donald Trump dhe George Ë. Bush. Në një intervistë me Sean Hannity të “Fox Neës”, ai zbuloi se Obama i kishte dërguar një email duke e qortuar për shkak se kishte ngritur dyshime mbi shëndetin mendor të Bidenit.

Jackson i qëndron mendimit të tij për statusin mendor të presidentit aktual. Ai shton: “Gjithçka që di është se ai ka një rënie njohëse të lidhur me moshën, okej. Ai nuk është i aftë mendërisht tani.” Mjeku përmendi “mënyrën se si ai largohet, si shikon në hapësirë” si një tregues që Biden nuk ishte më aty.

Duke u kujtuar kritikëve të tij se ai kishte qenë mjek i Shtëpisë së Bardhë për tre presidentë, Jackson paralajmëroi se ishte “100% i sigurt se Joe Biden është i paaftë për ta bërë atë punë“, duke vënë në dukje se sa “fizikisht dhe mendërisht…kërkuese” është Presidenca.

“Ai nuk do të arrijë katër vjet në detyrë.”- parashikoi doktori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME