Categories Lajme

“Djali yt e ka gjuhën shumë të gjatë”, nëna e djalit 15-vjeçar tregon…

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhu nuar nga policia ka rrëfyer momentet e dh unës ndaj djalit të saj.

Në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, ajo u shpreh se djali i saj është dh unuar pasi nuk ka dashur që të lërë biçikletën e cila ishte e shokut.

“Djali më mori leje për të dalë me biçikletë për të takuar një shok. E kishin lënë te Piramida dhe pasi mori leje doli. Takoi shokun dhe donte të ktheheshin në shtëpi, por shoqëruan shokun në shtëpi që e ka nga liqeni.

Pastaj e ndalon policia dhe i thotë që nuk duhet të kalosh këtej. Ky i thotë të lutem të kaloj se nuk e di rrugën të kthehem pas. Nuk është se i njeh mirë rrugët e Tiranës. I thotë polici më jep kartën ID, ndërsa ai i thotë se është 15 vjeç dhe nuk ka. Normalisht polici nuk e beson, dhe i thotë se do ta ndalojnë. Im bir e pyet pse po e ndalon. Në momentin që fëmija bën rezistencë, polici kërkon forcat e tjera. Dhe thërritet patrulla.

Në momentin që erdhën forcat, djali ishte mbi biçikletë dhe nuk donte ta jepte se ishte një shoku dhe kishte frikë se do t’ia mbante policia biçikletën duke dëgjuar edhe gjithë këto lajme në karantinë, jo bllokonin motorë, e biçikleta”, tha ajo.

Zaida tregon më tej:

“Në momentin që ai nuk ka pranuar të zbresë nga biçikleta është ushtruar dh unë. Rreth orë 17:10 e marr djalin që të vinte në shtëpi të hante bukë. I them ku je se kam gatuar gjëra të mira. Ky me zë të mekur më thotë se është në polici. I them më jep një oficer policie, por polici i thotë se nuk na lejohet të flasim me prindërit. Nga momenti që ai ishte 15-vjeç, duhet të më merrni mua në telefon ose psikologen.

Më thotë djali jam te komisariati nr. 2. I them policit që keni shoqëruar 2 fëmijë 15 vjeç në polici. Aty ishte po ky polici që kishte dhu nuar djalin, por unë nuk e kisha parë videon. Ai më thotë se djali yt e ka gjuhën shumë të gjatë dhe tha se do i pres edhe letrat. Unë i them se çfarë ka bërë, mos ka vr arë, e ai më thotë se ka kundërshtuar policinë.

Ndërkohë vjen shefi i policisë dhe i them që keni marrë dy fëmijë 15-vjeçarë dhe ai më tha që të kërkoj ndjesë për këta dhe i liron dy fëmijët dhe djali im më puth në faqe. Po unë e pyes pse duhet të të puth dhe ai më tha se kur të vënë shq elmin në grykë duhet të përgjigjesha. Dhe kishte ënjtje në kokë. Aty u ac arova”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME