Categories Showbiz

‘Ishte në stadium’/ Nënë për herë të parë, aktorja shqiptare tregon momentin kur i dha lajmin të shoqit

Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka treguar detaje nga shtatzënia e saj dhe momentin kur i ka dhënë lajmin të shoqit, Besnikut. Në një intervistë për revista Who ajo ka treguar se personi i parë që e mori vesh ishte Besniku, i cili ka braktisur ndeshjen në mes dhe ka shkuar në shtëpi duke fluturar nga gëzimi.

“Në fillim e mori vesh doktoresha ime sigurisht (qesh), pasi ajo ma konfirmoi dhe personi i parë që i tregova ishte Besniku dhe ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.

Besniku ishte në një ndeshje futbolli në stadium në Prishtinë. Unë në Tiranë. I shkruajta: “Kujdes zemër, mos pi shumë birra e sillu mirë tani, se ke me u bo baba” dhe pastaj kam lexuar sms nga Besniku të tipit: “A e ke seriozisht? Nëse është humor dije që është shumë pa lidhje e i rëndë. Jonida e ke me të vërtetë?”, e gjëra të kësaj natyre, këto sa doli jashtë stadiumit e më mori në telefon. Kur e konfirmoi që nuk ishte shaka, e la lojën përgjysmë, nuk hyri më brenda e ka fluturuar në gjithë Prishtinën prej gëzimit (qesh)”, tha Jonida.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME