Categories Lajme

Do punësonte burrë e grua, mbyllen hetimet për punonjësin e Bashkisë Tiranë i cili mori 1 milion lekë

SPAK ka mbyllur hetimet për Erjon Buçukun, me detyrë Përgjegjës i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, i cili akuzohej për ryshfet, duke favorizuar një çift, për ti siguruar një vend pune. Ai mori 1 milion lekë të vjetra për të punësuar Gerald Bregun, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”. Por nuk ndalet me kaq, pasi i ka kërkuar sërish një shumë monetare Bregut, për ti punësuar të fejuarën e tij.

Buçuku i ka kërkuar Bregut edhe 1 milion e 500 mijë lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit në një emision investigativ, ku tregohej me zë dhe figurë se si Buçuku mori ryshfet, për të siguruar një vend pune. Erjon Buçuku akuzohet për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.124 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

  • Erjon Buçuku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2023, në emisionin investigativ “STOP” të televizionit kombëtar “Klan” janë transmetuar me pamje filmike video/audio veprime me natyrë korruptive të të pandehurit Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë.

Trasmetimi i këtyre pamjeve ka shërbyer edhe si indicje për fillimin e hetimeve të këtij procedimi penal. Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME