Categories Lajme

Mbyllën në garazh 4 turistët nga Kosova, dy durrsakët kërkuan pagesën për apartamentin e rezervuar online

Kanë dalë detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online, por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj, por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin, por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur t’i mbyllë në garazh.

Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen, ndërsa Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME