Categories Lajme

“Do të gjejmë dhe në vrimën e miut”/ Godole: Agron Tufën vijojnë ta kërcënojnë

Anëtarja e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Jonila Godole ka folur për rastin e ish-drejtorit të këtij institucioni, Agron Tufën. Ky i fundit kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Godole shprehet se ai vijon të kërcënohet edhe pas dorëheqjes dhe largimit të tij nga ISKPK. Sipas saj, kjo bëhet me qëllim për të penguar punën e studimeve.

“Nuk na habit dhe është e trishtueshme që në këtë vit 2020 kemi persona që ndihen të rrezikuar personalisht, familjarisht bashkë me fëmijët e tyre dhe marrin rrugën e gjatë, të vështirë dhe të mundimshme të azilit politik si në këtë rast që e ka marrë Agron Tufa që ishte Drejtori i këtij Instituti. Ai ishte ekspresiv dhe si shkrimtar edhe si studiues dhe si njohës shumë i mirë i dokumentacionit që lidhet qoftë me oficerët të sigurimit dhe të tjera. Ka qenë në qendër të goditjeve dhe nuk e ka pasur të lehtë të marrë këtë vendim. Ai tha që ndihej i shtrënguar ta merrte këtë vendim pasi i rrezikohej jeta atij dhe fëmijëve të tij. Këto detaje janë pjesë e një procedure e azilit politik, ne mbase kemi info. Por janë të pakonfirmuara. Fakt është që edhe mbas ikjes së Agron Tufës ai mund t’i ketë përdorur sulmet ndaj tij për arsye personale por kush jemi ne ta mbajmë këtë qëndrim.

Gazeta të caktuara në Shqipëri pas ikjes së tij dhe deputetë vijuan me një gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj tij. Kanë vazhduar me kërcënimet si “do të gjejmë dhe në vrimën e miut po të futesh”, pra është një kërcënim i hapur. Përpjekje për ta stopuar punën tonë në këtë fushë dhe është keq që të ikë një aktor i rëndësishëm, por ne do vijojmë luftën tonë në këtë pikë”, theksoi Jonila Godole.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME