Categories Lajme

Tritol në makinën e prokurorit të Vlorës, PD i ofron mbështetje Kuliçit

Partia Demokratike ka dënuar aktin mafioz kryer mëngjesin e sotëm ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi, të cilit i kishin vendosur një sasi eksplozivi në makinën e tij. Ne reagimin e selisë blu thuhet se “akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese”, ndërsa kërkoi vënien përpara përgjegjësive të autorëve të kësaj ngjarjeje.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij. Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimim e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë. Lufta  ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmete të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet. Injkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME