Categories Lajme

Hekurudhat në Veri të Kosovës, nën administrimin e Serbisë

Kosova vazhdon të mos e administrojë linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës, ndërkohë që ka filluar zbatimin e projekteve për rehabilitimin dhe modernizmin e hekurudhave në përgjithësi. Linja ndërkombëtare hekurudhore që lidh Kosovën me Serbinë, është nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe në Mitrovicë të Veriut, thonë autoritetet kompetente të hekurudhave në Kosovë. Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, kompani kjo që merret me infrastrukturën hekurudhore, thotë për Radion Evropa e Lirë se linja hekurudhore në veri të Kosovës kërkon zgjidhje të shpejtë. Teknikisht kjo linjë hekurudhore, shton Thaçi, është në rregull, por që nuk menaxhohet nga autoritetet e Kosovës.

“Ne operojmë deri në Mitrovicën e Jugut, deri tek Ura e Ibrit, ndërsa në pjesën tjetër operon një organizatë e Serbisë dhe ne momentalisht nuk jemi përgjegjës për të operuar pa ndonjë marrëveshje apo urdhëresë”. “Le të shpresojmë që viti 2020 të jetë vit që do të zgjidhet ajo çështje në mënyrë që ne të kalojmë në menaxhimin dhe administrimin edhe në atë pjesë të hekurudhës, pasi që nuk ka kuptim që ne t’i kemi policët, doganorët tanë në Jarinjë të Poshtme, e atje të qarkullojë treni tjetër pa asnjë leje, pa asnjë pëlqim të autoriteteve të vendit”, thotë Thaçi.

Thaçi shton se në vazhdimësi kanë shtruar kërkesën te Qeveria e Kosovës që të bëhet një zgjidhje për marrjen nën administrim të kësaj pjesë të hekurudhave, pasi që i takon Kosovës.  Sipas tij, linja hekurudhore në veri do të duhej të jetë një nga temat e diskutimeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë zyrtarët të Qeverisë së Kosovës dhe ish-përfaqësuesit e ekipit negociator në bisedimet Kosovë- Serbi, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka vendosur taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, për shkak të, siç ishte thënë atëherë, politikës destruktive të kësaj të fundit ndaj Kosovës . Për këtë shkak, Serbia nuk ka pranuar më që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq Kosova ka refuzuar ta heqë taksën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME