Categories Lajme

Në Parma të Italisë vendoset busti i Skënderbeut

Ne Parma te Italise, vendoset busti i Skenderbeut

Nga Aleks Martin Kapllaj –

Ne fillim te muajit dhjetor u be inaugurimi i bustit te heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbej, ne te parin qytet te veriut ne Itali, ne qytetin e Parmes. Me inisiativen e Shoqates Shqiptare te Parmes dhe Provinces, “SKENDERBEU” dhe me rastin e vendosjes se flamurit ne Uren e Kombeve te ketij qyteti, edhe te flamurit shqiptar, komuna e Parmes me kryetar bashkie Federico Pizzarotti, ne fillim te ketij muaji, beri inaugurimin e bustit te heroit tone kombetar ne Parkun Eunice Kennedy te ketij qyteti.

Ne cerimonine e inaugurimit moren pjese shume perfaqesues te trupit diplomatik te Shqiperise, Kosoves dhe shume shqiptare te komunitetit tone qe jetojne ne Parma, te cilet e nderojne vendin e tyre me integritetin natural e valorial edhe ne kultivimin e traditave dhe aktiviteteve atdhedashese ne sherbim te vendit tone dhe atij mikprites. Heroit tone kombetar tashme i jane dhene vleresimet dhe nderimet qe meriton, ne shume qytete dhe kryeqytete te kontinentit Evropian, duke e vlersuar per kontributin e tij ne mbrojtje te qyteterimit kristjan evropian dhe enderra e tij e integrimit te vendit tone ne familjen e qyteteruar evropiane.

Ne shume vende te Evropes jane vendosur monumente, buste dhe statuja te permasa gjigante ne mirenjohje te kontributit te princit te shqiptareve, qe sic thote nje bashkokohes, cituar nga Fan Noli, James Wolf, mbrojtesi i Quebec: “Skernderbeu, si komandant i nje ushtrie te vogel mbrojtese, ua kalon te gjithe komandateve antik dhe modern”. Ndersa Fallmerayer thote per heroin tone se: “Gjergj Kastrioti, eshte nje nder strateget me te medhenj, mes me te sukseshmit, nder me te medhenjt ne bote”.

Ndersa Papa Nikola V, i dha Skenderbeut titullin “Kampioni i Krishterimit”, e ndersa Papa Callisto III, i dha titullin e njohur tashme ne te gjithe universin shqiptar: “Atleti i Krishtit dhe mbrojtesi i Fese”. Ne fjalen pershendetse te inaugurimit kryetari i shoqates “SKENDERBEU” dhe keshilltari i bashkise se Parmes, Marion Gajda tha: “Skenderbeu eshte figura riferuese e shqiptarizmit per te gjithe shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe te Greqise. Skenderbeu eshte simbol i integrimit te shqiptareve dhe ai ka pare perhere nga perendimi, pra nga Europa. E kete deshiron edhe Shqiperia sot: te shohim drejt Europes dhe te ardhmes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME