Categories Politike

‘Do të shkoj’| Sot pranoi thirrjen, Meta në 9 shtator përballë Komisionit Hetimor për shkarkimin

Në datë 9 shtator ora 10:00 Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë përballë Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij nga detyra. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri konfirmon datën dhe orën që ka vendosur Komisioni Hetimor për mbledhjen ku ka thirrur Presidentin për të dëshmuar, ndërsa ishte vetë kreu i shtetit sot që pranoi se do të shkonte për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës së re. Sipas burimeve nga Presidenca thirrja ende nuk ka mbërritur nga Kuvendi, por gjithcka është dakordësuar mes institucioneve.

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti“, shkruan Meta sot në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Por pyetja që lind natyrshëm është se cfarë e ka shtyrë Presidentin e Republikës që të ndryshojë qëndrim për parlamentin brenda pak kohësh? Në datë 14 qershor ishte pikërisht kreu i shtetit që deklaroi se parlamenti i Shqipërisë është ilegjitim, ndërsa sot pranoi se do të shkonte që të jepte llogari pikërisht përballë këtij komisionit të ngritur nga ky parlament, që ai e cilëson ilegjitim.

Ditën e djeshme, Komisioni hetimor miratoi me shtatë vota pro dhe një kundër planin për hetimin e presidentit Ilir Meta. Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Mazhoranca do të ndjekë 9 hapa, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t’i prezantohet në fund Kuvendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME