Categories Lajme

Dogjën mandatet dhe institucionet, deputetët e opozitës shpërblehen 220 milionë lekë

Dy partitë kryesore opozitare LSI dhe PD vendosën që të dalin nga parlamenti dhe thuajse të gjithë deputetët lanë mandatet e tyre. Kjo shkaktoi një kaos në jetën parlamentare shqiptare duke krijuar një precedent që nuk ka ndodhur as në vende të tjera të Europës. Gjithsesi, duket se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet “zemërmirë” me ta, duke ju shlyer detyrimet financiare menjëherë. Në dokumentin e siguruar nga tirananews.al, mësohet se  Kuvendi ka paguar rreth 220 milionë lekë të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar.

“Gjatë 8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr.9061, date 8.5.2003 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097, date 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8500 datë 10.6.2000“ dhe udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, është akorduar fondi 21.8 milion lekë, për dhënien e shpërblimit të menjëhershëm për deputetët dhe këshilltarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dorezuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen”, shkruhet në dokument.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME