Categories Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes

Politika shqiptare ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë.

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama.

Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) me në krye Albin Kurtin  kryeson zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Teksa janë numëruar 95% të votave ku pas një gare të fortë votash mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), kjo e fundit kryeson garën me 25.90% të votave.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. “Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!” tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME