Categories Politike

Dokumenti/ PD padit në Prokurori komisionerët dhe numëruesit, ja cilat janë akuzat ndaj tyre

Dega e Partisë demokratike në Lezhë ka paditur penalisht komisionerët dhe numëruesit e fletëve të votimit në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit .

Padi është depozituar në Prokurorinë e Lezhës dhe përmes saj radhiten shkeljet që janë konstatuar nga ana e saj gjatë procesit zgjedhor në këtë Qark.

  • Kallëzimet konsostojnë në :
    – Shpërdorim detyre 
    – Falsifikim dokumentesh
    – Dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore
    – Shkelje e të drejtave të zgjedhësve dhe kanosja e tyre
    – Votimi më shumë se njëherë ose i paidentifikuar.

Deklarata që shoqëron padinë:

Partia Demokratike Dega Lezhë ka paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kallëzimin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” neni 248 i Kodit penal, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të  anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor Nr.12 dhe 13, të anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Zonave Zgjedhore 12 dhe 13 Lezhë.

Organizimi dhe administrimi prej tyre i proçesit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit Nr.11199 datë 11.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit Nr.10928, datë 5.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetutes dhe ka si qëllim cënimin e funksionimit ligjor të institucioneve.

Gjithashtu, Partia Demokratike Dega Lezhë, ndaj subjekteve të mësipërme, ka paraqitur ndër të tjera kallëzim për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”, neni 326 i Kodit Penal, pasi ka dyshime të arsyeshme bazuar në monitorimin e bërë nga strukturat e PD-së, referimit nga qytetarët si dhe të dhënave të publikuara zyrtarisht, se në disa Qendra Votimi në ZAZ 12 dhe 13 në Lezhë, ndër të tjera, janë kryer veprime me qëllim manipulimin e rezultatit të votimeve duke  falsifikuar nënshkrimet në listat e zgjedhësve, duke cënuar fshehtësinë e votimit,  apo lejuar votimin  pa qenë prezent qytetarët.

Ne besojmë se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë do të dëshmojë profesionalizëm, paanësi dhe korrektësi në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje, për zbardhjen e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një proçesi votimi të kundraligjshëm si dhe falsifikimin e materialeve zgjedhore me qëllim dokumentimin e një rezultati të manipuluar dhe të pavërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME