Categories Lajme

Dolën për t’i rivendosur pikat e kuqe në shesh, ndaloen 4 persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se sot në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, katër persona kanë thyer rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë kur kanë vënë shenja të kuqe në shesh. Të njëjtit nuk kishin marrë as leje për të shënjuar sheshin kryesor të Prishtinës me pika të kuqe. Katër persona kanë shpërfillur vendimet e Qeverisë kur kanë vendosur të bëjnë shenja të kuqe në sheshin kryesor të Prishtinës, si parapërgatitje për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje në rast se Albin Kurti largohet nga pozita e Kryeministrit të shkarkuar.

Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje për Express nga Policia e Kosovës. “Sot, më 16.05.2020, në ora 10:40, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, patrulla policore ka ndaluar katër persona. Gjatë kontrollit të letërnjoftimeve, është parë se të njëjtin kishin dal pa përfillur kohën e daljes bazuar në vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë Zyra e Informimit e Policisë për Express. Policia tha po ashtu se ka informuar inspektorët sanitarë të komunës së Prishtinës për këtë rast.

“Policia ka thirrur Inspektorët Sanitarë të komunës së Prishtinës që të dalin në shesh për të ndërmarrë veprime ligjore”, thanë nga Policia e Kosovës. Ndërkaq Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha për Express inspektorët sanitarë janë nga AVUK dhe jo nga komuna e Prishtinës. “Inspektorët sanitarë janë nga AVUK, nuk janë inspektor komunal.

Ata bashkë me Policinë e Kosovës, marrin masa ndaj personave fizik lidhur me shkeljen e vendimeve të kohës”, tha ai. Tutje, Tahiri konfirmoi se të njëjtit nuk kanë marrë leje për këtë aksion në Komunën e Prishtinës “As herën e parë, as tash nuk kanë marrë leje për diçka të tillë” , shtoi ai. Para katër ditësh disa aktivistë të shoqërisë civile kishin vendosur pika të kuqe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku më pas u panë mbi 400 persona të cilën ata e quajtën provë për protestë. Për një tubim të tillë nuk ishte marrë leje nga Policia e Kosovës, dhe të njëjtën e kishte konfirmuar edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj. “Nuk kanë pasur leje, nuk ka qenë e lajmëruar”, ka thënë Qalaj për Express Kjo provë për protestë ishte përkrahur nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të qeverisë në detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME