Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo, i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e tij pasi sot njoftoi dorëheqjen nga detyra.
Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Komisionin e Vettingut.
Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët dhe javët do të dilte para vettingut, por i ka bërë parapritë duke u larguar nga sistemi.
Sot do të zhvillohet mbledhja e KLGJ mbi shqyrtimin e kërkesës mbi dorëheqjen e gjyqtarit.
Kujtojmë se në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri.Bendo ka gjykuar çështje të nxehta si ajo e ’21 Janarit”, dosjen H ak marrja për Drejtësi dhe çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
