Categories Sport

Nwabueze më i fortë se problemet në zemër, e vërteta e yllit të Laçit

Kyrian Nwabueze është lojtari i momentit në Superiore. Sulmuesi i Laçit po i mahnit të gjithë dhe statistikat e tij janë të frikshme. Amerikano-nigeriani u transferua nga Drita në Kurbin gjatë verës dhe i mjaftuan 3 minuta për të gjetur golin e parë bardhezi.26-vjeçari debutoi me gol në ndeshjen e parë kundër Hapoer Beer Shevës në Europa League (1-1), ndërsa në kampionat ka shënuar 11 gola në po kaq ndeshje. Forcë fizike, aftësi për të krijuar repart i vetëm, shpejtësi dhe cinizëm përpara portës.Kualiteti dhe potenciali i tij po shihen nga të gjithë, teksa para transferimit në Kosovë është aktivizuar te Pobeda dhe Gorica. Periudha në Slloveni ishte e vështirë, siç përmendet edhe në një nga mediat sportive shqiptare. Klubi i zbuloi problemet në zemër dhe iu ndërpre kontrata, pavarësisht këmbënguljes se lojtarit që kishte marre garancinë e mjekut. Abc News mëson se Nwabueze ka bërë një ndërhyrje më SHBA te kardiologu më i mirë në botë dhe të gjitha testet fizike i kalon me sukses. Ai ka garancinë e mjekëve për të luajtur dhe vetë Nwabueze nuk ndjen asnjë shqetësim.Sigurisht janë të shumta klubet që kanë pasur frikë ta transferojnë sulmuesin prej problemit që ka në zemër. Tirana në Superiore është stepur, Kukësi po ashtu, ndërsa Laçi guxoi, i besoi dhe po merr frytet e këtij investimi.Fakti që goleadori gjatë këtyre viteve ka luajtur rregullisht tregon në njëfarë mënyre se situata nuk është shumë shqetësuese. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME