Categories Lajme

“Dorëheqja e vonuar”, Kryemadhi: Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI-në, “faturën” do ta paguaj me karrierën time politike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24, dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryemadhi u shpreh se dorëheqja ishte një veprim shumë i vonuar, teksa shtoi se tradhtinë e Lulzim Bashës ndaj LSI-së do ta paguajë vetë ajo me karrierën e saj politike, pasi LSI me 107 mijë vota më 25 prill, arriti të kishte vetëm 4 mandate deputeti në parlament.

“Nuk e kam ndjekur në asnjë moment fjalimin e zoti Basha. Një veprim shumë i vonuar. Unë nuk jam askushi të komentojë se ç’ndodh apo ka ndodhur në PD, por mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI-në në maksimum.

Sot LSI me 107 mijë vota ka 4 mandate dhe kjo është një nga faturat që do ta paguajë Monika Kryemadhi me karrierën e saj politike, duke i besuar të gjithë atë arsenal të rinjsh dhe të rejash të LSI-së, një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij, por edhe të veprimeve politike të pamenduara.

Dua të them që dorëheqja e tij, me sa pashë, kishte sa më shumë hallë si do të dilte imazhi mediatik, se sa ajo që thoshte. Është një preceptimi i imi që ai ka qenë sipërfaqësor në lidhje me opozitarizmin dhe interesat e vendit, por nuk ka qenë asnjëherë sipërfaqësor me interesat e tij dhe funksionin e grupeve të tjera pas tij”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se kishte në plan që të largohej nga politika aktive, ndërsa Presidenti aktual, Ilir Meta, të merrte edhe një mandat të dytë. Ajo tha në emisionin “Kjo Javë”, se planet u prishën për shkak të Lulzim Bashës dhe faktit që opozita nuk u shpall fituese në zgjedhje. Kryemadhi paralajmëroi se Meta do të rikthehet sërish në politikë dhe do të jetë më aktiv se kurrë, ndikuar kjo nga nevojat që ka vendi.
Monika Kryemadhi: Unë Ilir Metën e shoh aktiv në politikë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, nëse opozita do ishte fituese do të ishte Meta sërish President në një mandat të dytë. Monika Kryemadhi do të tërhiqej dhe do të pozicionohej si gruaja e Presidentit. Çdo vit ka një luftë dhe pas kaq shumë vitesh do të shihnim një jetë politike dhe familjare. Mesa duket, kjo jetë e imja do të jetë në botën e përtejme.

Nuk mundet që të kem me Metën më shumë se 2 ditë pushime. Më vjen keq që s’do e kem këtë shans, sepse angazhimi i Metës në politikë do të jetë i jashtëzakonshëm. Unë do të kem pozicionet e mia, do të kem angazhimin tim. Politika do të jetë aktive, jo në këto takimet diplomatike, sepse i nervozojë ndonjëherë diplomatët. Por do të jem aty ku jap më të mirën. Do të jetë një rrugë e gjatë, që na e zgjati Lulzim Basha. Duam apo s’duam shqiptarët duhet të besojnë njëri-tjetrin.

Si mundet Rama?

Monika Kryemadhi: Ai mundet shumë kollaj, të qëndrojë përballë e të mos shitet. Rama e di shumë mirë që nuk ka më Lulzim Bashën përballë, që diku e kërcënon me dosjen e Belgjikës, që e mbajti dy vite. Ndërkohë, nuk ka më Lulzim Bashës që dëshmia nuk mbyllet në Prokurorinë e shtetit. Pra janë gjëra më të thjeshta tashmë.

A keni një figurë për të zëvendësuar Presidentin?

Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që kam ndonjë ide. Mendoj që Ilir Meta kudo që ka shkuar i ka dhënë pushtet pozicionit të vet. Edhe kur ishte kryetar parlamentit nuk kishte rëndësi, por u bë i rëndësishëm. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidencën, sepse ajo është pa asnjëlloj kompetence. Parlamenti që i dhuruam Ramës, prodhuan që Presidentit iu hoqën të gjitha kompetencat

Meta Berisha?

Monika Kryemadhi: Është një grup i madh që e neveritnin lidershipin e Bashës. Kësaj do i bashkohen opozitarizmit.
Do të ketë arrestime të tjera?
Monika Kryemadhi: Ato duhet të kishin ndodhur me kohë, qoftë për Alqi Bllakon. Ka edhe shumë elementë të tjerë. Shpresoj që SPAK të mos mbetet peng i politikës. E them edhe njëherë, partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të jenë të kujdesshëm që për të shpëtuar karrierën e Veliajt, të rrëzojnë reformën.

Rritja e çmimeve, karburantit, një tjetër protestë pritet të martën?

Kryemadhi: Është një manipulim ajo që ka bërë Edi Rama. Është demagogji e madhe. Rritja e çmimeve do të ndodhte, nuk diskutohet. Kanë qeshur me mua, kur thash që Putini nuk frikësohet nga ju, por merruni me çështjen e ushqimeve se ne 90% të bazës ushqimore e importojmë nga Serbia. Është e shëmtuar kur protesta bëhet për t’i vendosur gjobë qeverisë. Unë e inkurajoj këto protesta. Të rinjtë e LSI kanë dalë gjithmonë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME