Categories Lajme

Nënkryetari i Mariupol jep detajet e fundit nga qyteti: Fëmijët po vdesin nga mungesa e ushqimit dhe dehidratimi

Nënkryetari i Bashkisë së Mariupol, ka thënë se njerëzit në atë qytet kanë filluar të vdesin nga uria dhe dehidratimi, pasi furnizimet me ushqim dhe ujë janë të pakta.

“Disa po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit. Të tjerë po vdesin nga mungesa e ilaçeve, këtu s’ka asgjë”, ka thënë për BBC, kryebashkiaku Sergey Orlov. Ai ka shtuar më tej, se disa nëna nuk kanë qumësht për fëmijët.

“Disa nëna nuk kanë qumësht për fëmijët. Cfrarë duhet të bëjnë ata? Nuk e di. Nuk ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, tha kryebashkiaku.

Vlen të përmendet se Mariupol ka qenë nën sulme sistematike ruse që në ditët e para të luftës dhe fotografitë tregojnë një qytet të rrënuar, me lagje të tëra të shkatërruara. Orlov thotë se 70% e spitaleve në qytet janë “shkatërruar nga bombardimet dhe granatimet”.

Komunikimi me qytetin është i vështirë, pasi rrjeti telefonik është me ndërprerje, kështu që është e vështirë të verifikosh në mënyrë të pavarur informacionin.

Banorët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në strehimore apo bodrume pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz.

“Njerëzit thjesht kërkojnë çdo mundësi për të mbijetuar. [Ata] ndajnë ushqim, ujë, po mbledhin dru për të gatuar në rrugë,” thotë Orlov.
Më shumë se 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol. Përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar, edhe pse mijëra kanë arritur të largohen ditët e fundit me automjete private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME